Futboll

Ibra nuk e njeh modestinë: Jam më i miri i historisë së MLS-së

Zlatan Ibrahimovic realizoi 3 nga 7 golat e Los Angeles Galaxy në fitoren 7-2 ndaj Sporting Kansas City, duke dhuruar një tjetër performancë të shkëlqyer në MLS. Gjiganti suedez ka realizuar më shumë se gjysmën e golave të ekipit të tij në këtë sezon. Ai është në kuotën e 26 finalizimeve, 2 më pak se rivali i tij Carlos Vela i Los Angeles FC.

Përgjatë 2 sezoneve në MLS Ibra ka shënuar në total 48 gola në 52 ndeshje, shifra që, sipas tij, e bëjnë më të mirin e historisë së këtij kampionati.

“Mendoj se jam lojtari më i mirë që ka patur ndonjëherë MLS. Kjo nuk është shaka.”

I pyetur nga gazetarët se përse mendon se është më i miri, ai reagoi: “I kë ndjekur dy kampionatet e fundit, që unë kam luajtur këtu? Duhet të fitoj titullin? Jo, unë luaj për ta fituar, por jo për të treguar se cili jam.”

Dhe më pas pyetja e Zlatanit për gazetarin: – “Ju, nga jeni me origjinë?” “Meksika”. “Tani e kuptoj pse ma bëni këtë pyetje,” – ironizoi 38-vjeçari, duke iu referuar faktit se ishte bashkëkohës i Carlos Velas.

Të dielën, Ibrahimovic theu rekordin e golashënuesit më të mirë të Los Angeles Galaxy gjatë sezonit të rregullt, i cili mbahej nga Carlos Ruiz në vitin 2002 me 24 finalizime.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency