Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ibra nuk njeh moshë e limite, Milani shijon suksesin në derbi dhe kryesimin i vetëm

Atje sipër, duke shijuar kryesimin e klasifikimit i vetëm, një ndjesi e bukur që Milani nuk e provonte që nga viti 2012. Një derbi i fituar pas një agjërimi që zgjaste që nga fillimi i 2016-ës dhe që do të thotë katër fitore në po kaq ndeshje të luajtura këtë kampionat.

Dhe për të gjetur një fillim të tillë duhet bërë një kapërcim i madh pas në kohë, pasi diçka e tillë nuk ndodhte që nga sezoni 1995-1996 me Fabio Capellon të ulur në stol.

Tani në stol është Stefano Pioli, që me dedikim ndaj punës, në heshtje dhe me krenari, ia doli të mbante një detyrë që pothuajse i ishte dorëzuar dikujt tjetër dhe e bëri Milanin një skuadër të vërtetë. Njerëzit e duhur në vendin e duhur dhe disiplinë taktike.

20 rezultate pozitive pas mbylljes prej Coronavirusit dhe një seri prej 16 ndeshjesh pozitive radhazi nuk janë numra të rastësishëm. Por nëse ky Milan mund të shkojë përtej parashikimeve dhe ndoshta edhe përtej kapaciteteve reale, kjo i detyrohet edhe një lojtari pa moshë me emrin Zlatan Ibrahimovic.

Është një lloj “Benjamin Button”, siç i pëlqen ta quajë vetveten dhe shpirti i kuqezinjve, pavarësisht 39 viteve të mbushura pak javë më parë, sulmuesi suedez ka forcën, karikimin dhe shpirtin e sakrificës për të tërhequr grupin, brenda dhe jashtë fushe. Për të rinjtë është një mësues, një figurë referimi, për më të mëdhenjtë, një shembull për t’u imituar.

I dhuroi Milanit fitoren ndaj Interit me një dygolësh që i lejon të kapë Silvo Piolan si lojtari që ka shënuar numrin më të madh të ndeshjeve me më shumë se një gol në Serinë A pasi ka kaluar moshën 38-vjeçare, katër herë dhe njëkohësisht një shifër që e kurorëzon si lojtarin me moshë më të madhe që shënon në derbin e Milanos, ( pasi ka kaluar Nils Liedholm, që në 1961 shënoi në moshën 38 vjeç, 5 muaj dhe 18 ditë.

Me dygolëshin e fundit Ibra shkon në kuotën e 8 golave të shënuar në derbin e Milanos në Serie A, ( 6 me Milanin dhe 2 me Interin). Këto janë numra dhe statistika, ndërsa Ibra dëshiron të vazhdojë të jetë më i miri dhe kaq, nuk e tremb asgjë, as Covid 19. Pasi rezultoi pozitiv dhe u shërua, është më i karikuar se kurrë dhe nuk do të ndalet. Përtej supersticionit, Ibra madje guxon të flasë edhe për titullin, përse jo?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...