Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ibra nuk rinovon, Milani kërkon Arkadiuz Milik për sulmin

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Milanin dhe drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur nga puna për të gjetur një tjetër qendërsulmues, që të marrë përsipër rolin e bomberit në skuadër, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Emri në krye të listës së Administratorit të Milanit, Ivan Gazidis, është ai i polakut Akradiuz Milik, qendërsulmuesi i Napolit, që gjithashtu dëshiron të largohet këtë verë dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit.

Sulmuesit 26-vjeçar polak i përfundon kontrata me Napolin në verën e 2021-shit dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj presidenti De Laurentiis është në pritje të ofertave për kartonin e tij, të cilin e vlerëson rreth 30-35 milionë euro.

Kjo shifër përshtatet edhe me parametrat e klubit të Milani, ashtu si paga e sulmuesit që është 2.2 milionë euro, duke qenë se Gazidis nuk ka ndërmend të afrojë lojtarë që fitojnë më tepër se 3 milionë euro në sezon.

Sa i përket pjesës tjetër të repartit të avancuar, duket i konfirmuar sulmuesi kroat Ante Rebiç, që është shprehur mjaft mirë në pjesën e parë të këtij viti, duke shënuar shumë gola dhe duke u përshtatur mjaft mirë me lojën e kuqezinjve.

I njëjti diskutim vlen edhe për portugezin Leoa, që natyrisht ka nevojë të fitojë më shumë eksperiencë, por ka treguar se nuk i mungon klasi dhe do të ishte shumë i përshtatshëm për të bërë rezervën e parë të dyshes sulmuese.

Nëse negociatat do të shkojnë me sukses dhe Milik do të veshë fanellën kuqezi, atëherë tifozët e Milanit do të kenë mundësi të “dashurohen” me një tjetër sulmues polak, pas Piatek, i cili nuk ia doli në aventurën e tij në Milano.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...