Serie A

Ibra operohet në gju dhe ndryshon planet e merkatos te Milani

Dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic në transfertën ndaj Juventusit në maj ishte shumë më i rëndë nga sa dukej dhe i kushtoi gjigantit suedez jo vetëm mungesën në Europian, por edhe një operacion që pritet ta mbajë edhe për disa muaj jashtë fushave.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Milanit pasditen e sotme nëpërmjet një komunikate, ku sqaron se sulmuesi 39-vjeçar ka kryer një operacion në gjurin e majtë, në një klinikë të specializuar të Romës dhe tani ka nisur fazën e rehabilitimit.

Gjasat janë që sulmuesit veteran të kuqezinjve t’i duhen disa muaj për t’u rikuperuar dhe kjo përkthehet në një telash më shumë për Maldinin, që deri tani ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Ibrën, por nga nesër do të duhet të mendojë për një sulmues titullar.

Drejtuesit e Milanit kanë si objektiv primar afrimin e francezit Olivier Giroud, i cili është nën kontratë me Chelsea-n, por do të mirëpriste një transferim në Serinë A, ndërsa tani në skenë ka dalë sërish emri i Belottit.

Sulmuesi italian ka vendosur të largohet nga Torino dhe Milani do të ishte një destinacion interesant për të, megjithatë duhet parë vullneti i kuqezinjve për të paguar 40 milionë eurot që presidenti i “granatave” kërkon për kartonin e tij.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency