Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ibra pozitiv me COVID-19, por sfida Milan-Bodo Glimt do të luhet!

Milani merr një lajm shumë të keq vetëm pak orë para sfidës europiane ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League. Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në përgjigjet e testeve që kanë dalë mesditën e sotme dhe nuk rrezikon vetëm këtë sfidë por edhe duelet ndaj Crotones dhe Spezias në kampionat dhe ndeshjen e fazës play-off në Europa League në rast kualifikimi të Milanit ndaj Bodo Glimt.

Sulmuesi suedez duhet të izolohet dhe të presë rezultatin e testit të dytë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Më parë te Milani kishte dalë i infektuar mbrojtës Leo Duarte. Në kampin kuqezi më pas janë testuar të gjithë futbollistët dhe Ibra ka dalë pozitiv, gjë që konfirmohet edhe nga Milani. Suedezi dhe lojtarët e tjerë ishin testuar edhe më parë, sipas protokollit të UEFA-s. Gjithsesi ndeshja ndaj Bodo Glimt nuk është në rrezik dhe do të luhet mbrëmjen e sotme pasi të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativ, problemi i madh qëndron te fakti se Milani ka mbetur pa qëndërsulmues pasi Rebic është i skualifikuar ndërsa Leao i dëmtuar, kështu që në fushë për të zëvendësuar Ibrën do të zbresë i riu Colombo.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...