Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ibra pranë kthimit në kombëtare, kundërshtar i Kosovës më 28 mars

Disa muaj para fazës finale të Kampionatit Europian, Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet të veshë fanellën e Suedisë dhe mund ta bëjë këtë tashmë në fund të muajit, kur janë planifikuar dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si dhe një ndeshje miqësore me Estoninë.

“Dialogu me Zlatanin vazhdon” – tha zëdhënësi i federatës suedeze, Jakob Kakembo Andersson, duke shtuar se lista për ndeshjet e ardhshme do të shpallet në 16 mars.

Ky lajm sensacional raportohet nga faqja e internetit e Footbolldirekt. Ibra, i cili me fanellën e Suedisë ka koleksionuar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, nuk ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Euro 2016.

Afrimet e para datojnë në vjeshtën e kaluar, kur suedezi 39-vjeçar pranoi se kishte nostalgji për ekipin kombëtar. Në nëntor pati një takim në Milano, i përcaktuar si “i frytshëm”, me përzgjedhësin Janne Andersson, ndaj të cilit sulmuesi i Milanit nuk kishte kursyer disa kritika në të kaluarën.

Ibra aktualisht është ndalur për shkak të një dëmtimi të ri të muskujve dhe kthimi i tij në fushë është planifikuar të ndodhë më 21 mars, kundër Fiorentinës.

Nëse nuk do të ketë pengesa, më 16 mars ai do të jetë gjithashtu në listën e Suedisë, gati 5 vjet pas ndeshjes së fundit, që ishte kundër Belgjikës në Europian 2016.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...