Serie A

Ibra rrëfen udhëtimin me motor drejt Sanremos: Nuk kam frikë të rrezikoj

Udhëtimi i guximshëm i Ibras me motor në Sanremo shkaktoi një sensacion dhe ngjalli reagime të ndryshme. Për disa një zgjedhje e papërshtatshme dhe e rrezikshme, për të tjerët një mënyrë e zgjuar dhe dinake për të zgjidhur një problem. Ajo që ndodhi u tregua nga vetë motoçiklisti, i cili shoqëroi gjigantin suedez drejt skenës së Aristonit. Pak më vonë, direkt nga Sanremo, ishte vetë Ibrahimoviç ai që tregoi përvojën e tij:

“Duket si një film dhe mendova se askush nuk më besoi, prandaj doja të bëja videot, por historia është ajo që thashë dje në skenë, e pabesueshme. Megjithatë unë isha larguar nga Milanello shumë herët. Pas tri orësh në radhë e ndalova këtë motoçiklist, sepse nuk mund të prisja më gjatë, Amadeusi nuk do ta bënte atë pa mua …

A rrezikova? Ndoshta po, por nuk kam frikë të rrezikoj dhe nuk mund të bëja asgjë tjetër për të arritur atje në kohë. Vetëm dy persona ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes, shoferi dhe një shok. Ata më dhanë një GPS për të më lokalizuar, në rast se motoçiklisti më kishte çuar në ndonjë vend tjetër.”

Një histori argëtuese e suedezit, që më tej tregon: “Vura re që motoçiklisti po voziste keq, i thashë: nëse dëshiron, e marr unë motorin kështu që do të heq të gjitha përgjegjësitë, por ai nuk donte. Për fat të keq nuk arritëm të bënim qoftë një fotografi kur mbërritëm në Ariston. Isha në stres të plotë dhe ai tregoi se nuk e kishte ngarë kurrë më parë motorin në autostradë. I thashë se kishte bërë një punë të mirë dhe pastaj, për fat, stafi i Festivalit u kujdes për mua. Kisha pak i ftohtë, ata më dhanë kohë të merrja veten”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency