Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ibra te Milani? Leonardo jep përgjigjen përfundimtare

Pas ditësh të tëra me tentativa, indicie e komente të ndryshme, më në fund është vetë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ai që sqaron njëherë e mirë se Zlatan Ibrahimoviç nuk do të kthehet te kuqezinjtë.

Në një deklaratë të dhënë në përfundim të ndeshjes Milan-Torino, braziliani theksoi dëshirën e kuqezinjve për të sjellë në Milano gjigantin suedez, por tregoi edhe shkaqet që bënë që kjo marrëveshje të mos realizohej.

“Do të ishte shumë bukur që të kthehej, pasi është një lojtar i madh, që e njeh mirë ambientin e Milanit, por përfundimisht Ibrahimoviç nuk do të vijë te ne në muajin janar. Që në fillim ai na kishte thënë se do të mbetej në SHBA, nëse Los Angeles Galaxy do t’i plotësonte kushtet që kishte kërkuar. Ata ia plotësuan, kështu që Ibra do të mbetet në MLS-në amerikane”, tha Leonardo.

Drejtori Sportiv i kuqezinjve foli edhe për afrimin e parë të merkatos së janarit, fantazistin brazilian Paqueta, i cili ishte mbrëmë në shkallët e “San Siros”, por edhe për mesfushorin e mirënjohur spanjoll të Chelseat, Cesc Fabregas.

“Paqueta është një djalosh i ri, por që do të na japë një dorë në objektivat tanë. Nëse na rikthehen lojtarët e dëmtuar, do të kemi më shumë alternativa loje. Sa i përket Fabregas, po bëjmë vlerësimet tona, por nuk ka ende një vendim, apo një marrëveshje”, deklaroi drejtori sportiv i Milanit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...