Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ibra tregon shkaqet e largimit nga United dhe ka një mesazh për Pogba

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer të flasë për eksperiencën te Manchester United dhe mbi të gjitha, për vendimin e largimit drejt Los Angeles Galaxy, në MLS-në amerikane.

Suedezi tregoi se dëmtimi i kishte lënë pasoja dhe se e kishte kuptuar se nuk do të mund të ishte në gjendje të luante më në nivele të larta.

“Ai dëmtim më ka penalizuar shumë, pasi gjunjët e mi nuk arritën të rikthehen në maksimumin e tyre. Trajneri më grumbullonte vazhdimisht, por thuajse
gjithmonë i thosha se nuk isha gati për të luajtur, pasi nuk doja që të dëmtoja skuadrën. Më pas e kuptova se do të ishte më mirë që të luaja diku tjetër, ku të mund të argëtohesha dhe zgjodha të vij në SHBA”, tregoi Ibra.

Gjiganti suedez foli edhe për Paul Pogba, djaloshin francez të saposhpallur kampion bote, të cilin e ka pasur shok skuadre te Manchester United.

“Pogba është një djalosh, që ,mund të arrijë mbi yjet. Natyrisht që nuk ka arritur ende majat, por i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e historisë. Ai thjesht duhet të qëndrojë i qetë, pasi shumë prej tyre që e kritikojnë, kanë fituar më pak se Paul”, tha Ibra.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...