Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ibra vendos datën e rikthimit, në program një sfidë që “ngacmon” kujtimet e sulmuesit

Të shumtë ishin ata që mendonin se Zlatan Ibrahimovic do të “varte këpucët në gozhdë” fundin e sezonit të kaluar. Në fakt, nuk është se ishte një hipotezë e pamundur duke marrë parasysh moshën e suedezit, por edhe faktin që arriti një objektiv të madh si titulli me Milanin. Shtuar këtu edhe një dëmtim të rëndë në gju. Mirëpo, Zlatan nuk është nga ata që tërhiqet lehtë dhe aq më pak nga ata që bën atë që mendojnë të tjerët.

Në këtë formë, sulmuesi vendosi të vijonte karrierën me Milanin duke rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon. Aktualisht, Ibra nuk ka luajtur asnjë minutë me kuqezinjtë pasi është duke u rikuperuar nga dëmtimi në gju, por 40 vjeçari e ka të qartë objektivin dhe datën e rikthimit. 18 janar 2023, data kur Milan luan finalen e Superkupës së Italisë në Arabi ndaj rivalëve historikë të Inter.

Ibra kërkon me patjetër të jetë në fushë ose të paktën të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Stefano Pioli më 18 janar për të sfiduar nga afër “kushurinjtë” dhe sidomos Romelu Lukakun, rivalin e tij të vjetër që tashmë është rikthyer në qytet.

Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë me sukses të rikthehet në kohë, edhe pse gjatë karrierës së tij, Ibra ka treguar se di t’i përmbushë mjaft mirë objektivat që i vendos vetes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...