Futboll

Ibrahimi: FIFA alokoi 1.5 milionë $ gjatë pandemisë, ju tregoj si i kemi shpërndarë

Gjatë konferencës për shtypin që organizoi FSHF, kur morën pjesë Andi Verçani, drejtues i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Erand Ibrahimi, drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve në FSHF, dhe Aldi Topçiu, drejtor Juridik dhe i Licencimeve në FSHF, u dha një përgjigje në lidhje me pretendimin se disa fonde kanë avulluar apo janë zhdukur në këto kohë.

Fjalën e mori Ibrahimi, i cili tha: “Në media është ngritur një shqetësim për zhdukjen e disa fondeve të ardhura nga FIFA. Është shumë e rëndësishme për të theksuar se çdo qindarkë që vjen nga FIFA dhe UEFA kalon nëpërmjet një procesi shumë të imtësishëm auditimi, kontrolli dhe certifikimi.

Pra nuk është një marrëdhënie që jepen lekë dhe nuk asnjë lloj gjurmimi. Lidhur me Covid-19, FIFA ka alokuar një fond lehtësues për të gjithë Federatat, ku në Federatën tonë kanë ardhur rreth 1.5 milionë dollarë.

Rreth 500 mijë dollarë janë tërhequr nga ky fond i alokuar nga FIFA në 6 gusht 2020, vlera e të cilit përkon rreth 52 milionë lekë. Ky fond është dedikuar për dhënien e pagave të luftës që FSHF ka dhënë më herët për të gjithë trupën e njerëzve që janë të përfshirë në botën e futbollit, të cilët mbetën pa mbështetje dhe me një pasiguri të madhe në muajt e vështirë mars-prill.

Ne e kemi bërë, ky fond që është alokuar më mbrapa, në një farë forme është zëvendësuar me atë fond që ne kemi alokuar. Duke qenë se fondi që kemi dhënë për të gjithë anëtarët ka qenë më i madh, rreth 72 milionë lekë, pjesa tjetër nga 52 milionë lekët që është alokuar nga FIFA, pjesa tjetër është mbuluar me burimet tona të brendshme. Është bërë një kontribut nga të gjithë burimet, është një sakrificë që ne do e bënim në çdo moment.

500 mijë dollarë të tjera, të dedikuara për futbollin e femrave, janë tërhequr më 18 gusht 2020. Në 2020 janë përdoruar vetëm 106 mijë ose një pjesë shumë e vogël e këtij fondi, për paga solidariteti për trupën e stafeve të futbollit të femrave.

Pjesa tjetër është e gjitha e alokuar dhe e miratuar nga FIFA për incentivimin e skemës së futbollit të femrave. Është një skemë e futbollit të femrave e shtrirë në tre vite, ne kemi bërë një disbursim të të gjithë mbështetjes së futbollit të femrave në 2020 dhe 2021, do vazhdojmë edhe në 2022.  

500 mijë dollarët e tjera janë fond që janë dhënë për rifillimin dhe normalizimin e aktiviteteve të ekipeve kombëtare, që kanë shpenzime shumë të qenësishme: fluturim dhe akomodim. Arka e buxhetit tonë ka pasur humbje nga mungesa e spektatorëve në ndeshjet që kemi organizuar. Ky fond është dedikuar dhe alokuar i gjithi për rifillimin e kompeticioneve të ekipeve kombëtare.

Gjithë aktiviteti financiar që lidhet me këtë fond është i alokuar nga FIFA. Gjithë aktiviteti financiar që lidhet me këtë fond, është i audituar nga FIFA. Më 25 maj 2021 ne kemi marrë një raport të FIFA-s, kjo është e certifikuar me një raport të mirëfilltë auditi nga FIFA”, deklaroi Ibrahimi.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency