Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ibrahimi: Kemi atmosferë shumë të mirë në grup, ndërsa stafi i Polonisë është pesimist

Shqipëria nis këtë të hënë në mbrëmje në transfertën e Varshavës ndaj Polonisë fushatën kualifikuese për Euro 2024.

Në një lidhje direkte nga Varshavë për gazetarin e Supersport, Elvis Rexha foli Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në FSHF, Erand Ibrahimi.

Duke folur për situatën në delegacionin e Shqipërisë dhe pjesën organizative Ibrahimi theksoi se situata është shumë pozitive.

“Besoj se i kemi të gjitha detajet të finalizuara, kemi diskutuar për të gjitha çështjet organizative me UEFA-n edhe për tifozerinë. Është një ndeshje që konsiderohet me rrisk të lartë nga UEFA, por ne dhe federata polake, e konsiderojmë normale. Do të kemi rreth 700 tifozë dhe të gjithë shpresojmë që do marrim rezultat pozitiv. Fryma e ekipit është shumë pozitive, ndaj nuk mendoj se mungon diçka kësaj ndeshje.”-deklaroi ai.

Lexo edhe:

Më tej duke folur për marrëdhënien e skuadrës me stafin e ri të trajnerëve, Ibrahimi theksoi se ka një harmoni absolute.

“Marrëdhënia e stafit të trajnerëve me lojtarët ka një harmoni absolute. Stërviten me lojtarët, komunikojnë shumë mirë, lojtarët janë shumë të afruar. Nuk ka asnjë moment me luhatje në humor. Është një atmosferë shumë pozitive, të cilën duhet ta shfrytëzojmë.”-vijoi ai.

Ndërsa për stafin e Polonisë, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në FSHF, shtoi se janë shumë pesimistë për këtë takim.

“Ata janë pak pesimistë, mendojnë që humbja me Çekinë do u ndikojë për keq. Arsyet janë të shumta, stafi i ri, dëmtimet apo edhe forma e Lewandowskit, megjithatë nuk janë optimistë për rezultat pozitiv, megjithatë fusha e blertë do e tregojë.”-vijoi Ibrahimi.

Në fund ai e mbylli fjalën duke thënë se shpreson që fanellën e re lojtarët e Kombëtares ta heqin për të festuar.

“Fanella është shumë perfekte nga pikëpamja e konceptimit, materiali dhe rëndësi ka qe lojtarët të ndjehen mirë me të. Lojtarët janë të vetëdijshëm që atë fanellë ta heqin me gëzim dhe t’ua dhurojnë tifozëve.”-tha Erand Ibrahimi.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...