Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ibrahimi ndëshkohet me të kuq, Arbëria pëson humbjen e parë në kampionat

Surpriza e 4 javëve të para të IPKO Superligës së Kosovës, Arbëria ka pësuar humbjen e parë në elitën e futbollit, teksa është mposhtur nga Gjilani me rezultatin 3-1.

Skuadra e ngjitur rishtazi në elitën e futbollit të Kosovës e nisi mjaft mirë ndeshjen në Gjilan dhe kaloi e para në avantazh me anë të golit të shënuar nga Zabërgja. Megjithatë reagimi i vendasve ishte mjaft i mirë dhe fillimisht Kurtaj e më pas Kqiku, përmbysën rezultatin.

Në 15 minutat e fundit gjithçka u bë më e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani, pasi ish mbrojtësi i Partizanit, tani me fanellën e Arbërisë, Labinot Ibrahimi u ndëshkua me karton të kuq dhe la të tijtë me një lojtar më pak.

Rezultati i takimit u vendos nga një gol i Darko Nikaç, i cili çoi shifrat në 3-1, ndërsa me këtë fitore, Gjilani barazon me pikë Arbërinë, pasi të dy skuadrat kanë nga dy fitore, dy barazime e një humbje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...