500 rrjeta për Ibrahimovic, shihni perlën e fundit të tij!(Video)

Zlatan Ibrahimovic përfundon sërish në qëndër të vëmendjes. Në orët e para të mëngjesit të së dielës me orën europiane, sulmuesi suedez arriti shifrën jubilare të 500 golave në karrierë pasi shënoi golin e parë për Los Angeles Galaxy në humbjen 5-3 ndaj Torontos. Goli i 500-të i Zlatan ishte një vepër arti siç vetëm Ibra di t’i realizojë. Një goditje në stilin taekëondo për t’i treguar edhe njëherë botës se fillimet e tij i ka patur në sportin e karatesë. Ibrahimovic gjithsesi na ka mësuar shpesh me gola të tillë dhe kur perla mbajnë firmën e tij nuk janë më edhe aq të jashtëzakonshme. Nga 500 golat e tij Zlatan ka shënuar 62 me Suedinë dhe 438 në nivel klubesh.
