Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ibrahimovic: Kumari është si drogë, duhet ta ndihmojmë Tonalin

Sandro Tonali është një nga lojtarët e akuzuar për luajtje bastesh sportive. Mesfushori i Newcastle ka pranuar varësinë ndaj bixhozit dhe po tenton të rikuperohet nga ky ves.

Në lidhje me ngjarjen që ka tronditur futbollin italian, ku janë të përfshirë edhe Nicolo Zaniolo (Aston Villa) dhe Nicolo Fagioli (Juventus), ka reaguar Zlatan Ibrahimovic.

Më kujtohet kur Tonali zbarkoi te Milani. Erdhi nga Brescia dhe sapo kishte realizuar ëndrrën e tij për të luajtur me skuadrën e zemrës.

Në sezonin e tij të parë ishte shumë tifoz. I thashë se nuk ishte mirë kështu. Ai duhet të hidhte një hap të rëndësishëm përpara dhe të shfaqej vendimtar për të lumturuar tifozët.

Dallohej që në fillim se ishte futbollist i fortë. Por të luash me Brescian, me gjithë respektin për ta, nuk është njësoj si të luash me Milanin.

Presion ndryshe, mentalitet tjetër dhe të tjera objektiva. Kur humbet te Milani, jam unë i pari që kërkoj llogari, pastaj trajneri, klubi dhe tifozët.

Lexo edhe: 

Sa i përket çështjes së basteve di të them se di pak nga kjo histori. Nuk kisha vënë re kurrë ndonjë gjë të çuditshme tek ai…

Por nuk duhet të gjykojmë para se të mos dimë gjithçka. Nëse ai vërtet është i sëmurë nga kumari, ne duhet ta ndihmojmë sepse është si një drogë.

Edhe unë kam luajtur kazino, sepse të gjithë bëjnë çfarë të duan me paratë e tyre. Por ne duhet ta kuptojmë situatën”, theksoi Ibrahimovic.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....