Hipoteza e kalimit të Zlatan Ibrahimovic te Monza, që ka qarkulluar ditët e fundit, ka sjellë një sërë reagimesh nga personazhe të klubit në fjalë.
Së fundmi duke folur për mediet italiane, trajneri i Monzas, Raffaele Palladino, u shpreh se nuk është momenti që të flasin për këto gjëra.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Theo realizon super gol, Milan triumfon ndaj Lazios
- Klubi i njohur italian rikthehet në Seria A pas një viti
- Stadiumi i ri në Vlorë, shpallet projekti fitues
- Bisedimet zhvillohen gjatë natës, Liverpool-Brighton marrëveshje parimore për argjentinasin
“Jam dakord me atë që tha Galliani, le të mos flasim për këto gjëra, tani janë të kota. Le të presim fundin e kampionatit dhe të shohim se si do të jetë viti i ardhshëm. Kur luaja kisha karakteristika të ngjashme me Zlatan, më pëlqente ta imitoja në fushë. Po flasim për një kampion absolut që bëri histori në futboll.”-deklaroi ai.
