Kategoria Superiore

Ibraimi: E kishim studiuar portierin e Laçit, Superiorja më e fortë se kampionati maqedonas

Afrimi i bujshëm i Kukësit në merkato, Agim Ibraimi vulosi suksesin e parë të verilindorëve këtë sezon në kampionat, pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes me Laçin. Fantazisti luajti me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa pas ndeshjes dha një intervistë për “Gol pas Goli” në Supersport, ku foli me superlativa për grupin e Kukësit, pro edhe për cilësinë e futbollit shqiptar.

E kishit studiuar lojën e portierit kundërshtar, që e sulmuat me aq besim?
Profesori na tha të sulmonim portierin. Gjatë analizës që kemi bërë e kemi parë që ai kishte qejf që ta mbante topin në këmbë, kështu që e kishim studiuar mirë.

Çfarë nuk ka shkuar mirë në këto javë të para te Kukësi?
Kukësi ka mjaft kualitet, duke filluar nga të rinjtë deri tek të moshuarit. Duhet të kategorizojmë pak punën e liderit, pasi mendoj se ne jemi të gjithë bashkë si kolektiv. Nuk duhet të dallohemi njëri apo tjetri, sepse jemi këtu për të arritur synimet e klubit, për të dalë lart në tabelë. Mendoj që do të arrijmë suksese, pasi kemi ekip të mirë.

E prisnit kaq shpejt shiritin e kapitenit?
Nuk e di unë, kështu kanë vendosur drejtuesit e klubit. Unë jam këtu vetëm për të kryer detyrat, për të dhënë maksimumin dhe për të motivuar të rinjtë me eksperiencën që kam. Shpresoj që një ditë futbollistët e rinj të transferohen në klube të mëdha ose të luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Si ju duket futbolli shqiptar?
Luhet futboll i ashpër në Shqipëri, kategorizohet me futbollin slloven. Kam qenë mjaft vite atje. Jo vetëm në lojë, por edhe stërvitjet që kanë të fuqishme dhe kërkojnë një përgatitje të mirë për lojtarët që janë teknikë. Duam të kemi më shumë lojë me topin. Ekipi harxhon shumë dhe duhet të bëjmë bashkë fuqinë me teknikën tonë.

A mendoni se ka lojtarë në Superiore, që mund të luajnë edhe në liga më të forta europiane?
Siç e thashë edhe më parë, kampionati shqiptar është i njëjtë me atë slloven. Duhet lobuar më shumë, për t’u transferua lojtarë nga Superiorja. Ka shumë cilësi. Duhet lob i përbashkët i të gjithë agjentëve, për të bërë të njëjtën gjë si Kroacia apo Serbia.

Si ju duket Superliga në krahasim me kampionatin maqedonas?
Liga e Shqipërisë është shumë më e fortë se e Maqedonisë, definitivisht. Në Ligën e Maqedonisë ka 2-3 klube, në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, çdo ekip është me potencial të lartë. Me kualitetin që kemi besoj do t’i arrijmë synimet

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency