Besart Ibraimi ishte “ylli” i Strugës në fitoren 3-1 përballë Hesperange nga Luksemburgu. Në ndeshjen e parë të raundit të tretë në Conference League.
Goleadori 36-vjeçar shënoi 3 gola e fitores për skuadrën shqiptare, kampionia në fuqi e Maqedonisë së Veriut. Ibraimi foli pas ndeshjes në një prononcim për shtypin, aty ku deklaroi:
Lexo edhe:
- VIDEO/ Asisti perfekt i për Sensin, Asllani “mesazh” Inzaghit
- “Tym i bardhë”, Tottenhami pranon më në fund ofertën e Bayernit për Harry Kane
- Neuer shtyn rikthimin, Bayerni kërkon t’i rrëmbejë portierin “Djallit”
- Di Maria nuk plaket kurrë, gol spektakolar në Superkupën e Portugalisë (video)
“Normalisht që ndihem i lumtur për tre golat, por më e rëndësishme është që golat e mi i shërbejnë ekipit. Kjo më kënaq më shumë.
Sa i përket lojës, normalisht që profesor Duro tha gjithçka. E dominuam pjesën e parë. Pjesa e dytë nuk filloi ashtu siç deshëm ne, por besoj se dominuam përsëri me golin e tretë. Patëm edhe raste, fitore e merituan”, u shpreh Ibraimi.
I cili është ngjitur në kuotën e 24 golave në kompeticionet e organizuara nga UEFA.
