Interi ka rifilluar stërvitjen sot, në kuadër të përgatitjes për ndeshjen e të dielës në mbrëmje, ndaj Atalantës. E veçantë ka qenë paraqitja e kapitenit Mauro Icardi, i cili ka mbërritur në Pinetina me helikopter. Sulmuesi i zikaltërve ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, Wanda Nara dhe fëmijët e tyre, teksa janë ulur në një nga fushat e Appiano Gentile-s.
Nuk dihet ende nëse kjo zgjedhje e kapitenit zikaltër ishte për të shmangur trafikun e Milanos, apo ka qenë pjesë e ndonjë spoti publicitar, ndërsa video është publikuar nga bashkëshortja menaxhere e Icardit, Wanda Nara.