Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Icardi drejt largimit nga PSG, e zëvendëson Aguero!

Pas dy sezonesh Mauro Icardi mund t’i japë lamtumirën Paris Saint Germain. Kriza ekonomike që ka shkaktuar pandemia e COVID-19, ka lënë pasoja edhe te një klub shumë i shëndoshë finaciarisht si kampionët e Francës që të ardhurat nuk i kanë patur asnjëherë problem. Gjithsesi gjatë kësaj periudhe humbjet janë të mëdha edhe te PSG dhe drejtori sportiv i parizienëve, braziliani Leonardo po mendon të sakrifikojë pikërisht ish-sulmuesin e Interit për të mbuluar disi koston e lartë financiare të rinovimit me yllin e skuadrës Kylian Mbappe, por edhe koston e blerjes së kartonit të talentit italian Moise Kean nga Everton, pasi duke parë paraqitjet e këtij të fundit me fanellën e kampionëve të Francës, Leonardo dhe presidenti Al-Khelaiffi kanë vendosur të blejnë kartonin e tij.

Mauro Icardi ka kontratë deri në vitin 2024 me PSG, por dëmtimet e shpeshta që e kanë mbajtur jashtë për pjesën më të madhe të këtij sezoni, po detyrojnë drejtuesit e PSG të privohen nga shërbimet e argjentinasit, pasi ish-kapiteni i Interit është një nga ata lojtarë që ka ende merkato edhe në kohë pandemie dhe lamtumira e tij për rreth 50 milionë euro do të lehtësonte disi bilancet e klubit në këtë periudhë , ku humbjet janë stratosferike. Në këtë sezon me Parisin, Icardi është aktivizuar në total në 15 takime duke realizuar vetëm 6 gola në të gjitha kompeticionet. Juventusi qëndron në radhë të parë për të firmosur me ish-bomberin e Interit, por për Mauriton ka interesim edhe nga Premier League dhe La Liga. Nëse largohet Icardi, Leonardo do të përpiqet ta zëvendësojë me një tjetër argjentinas, pikërisht me El Kun Agueron i cili është në skadencë kontrate me Manchester City-n dhe mund të afrohet me parametër zero.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...