Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Icardi flet si parizien: Te PSG për të fituar trofe, speciale të luash me kaq shumë kampionë

Pas zyrtarizimit të kalimit të tij te Paris Saint Germain, Mauro Icardi ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i kampionëve të Francës. Në intervistën e tij, Maurito është shfaqur shumë i lumtur që do të luajë përkrah emrave të mëdhenj të futbollit botëror si Neymar, Cavani e Mbappe: “Falenderoj Paris Saint Germain për besimin që tregoi në drejtimi tim. Do të bëj gjithçka është e mundur për të ndihmuar skuadrën time të re të shkojë sa më larg të jetë e mundur në të gjitha kompeticionet. Paris Saint Germain është kthyer në një markë ndërkombëtare e futbollit botëror dhe në vitet e fundit ka tërhequr shumë lojtar të mëdhenj. Këtu mund të luash në nivelet më të larta. Mezi po pres momentin të zbuloj Parc des Princes, një stadium që njihet për bukurinë e tij dhe ngrohtësinë që të japin fansat. Njoh të gjithë lojtarët argjentinas që janë pjesë e PSG-së, ashtu si edhe Cavanin. Kam takuar edhe Neymarin. Do të jetë speciale për mua të punoj me ta. Kam ardhur këtu me objektivin për të fituar sa më shumë tituj”, deklaroi Mauro Icardi i cili në këtë aventurë të re ka dyfishuar numrin krahasuar me 9-ën që mbante te Interi duke zgjedhur 18-ën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...