Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Icardi “fluturon” pas Wandës, braktis Stambollin dhe Galatasarayn për të shpëtuar martesën

Mauro Icardi nuk dorëzohet dhe kërkon me patjetër të shpëtojë martesën e tij me Wanda Narën. Pasi Nara u largua nga Turqia drejt vendilindjes së saj në Argjentinë, aty ku edhe është e përfshirë në disa projekte televizive, futbollisti prenotoi një biletë dhe “fluturoi” drejt Argjentinës për t’u takuar personalisht me atë që ende konsiderohet si bashkëshortja e tij.

Madje, sulmuesi “injoroi” edhe Galatasarayn teksa nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Adana Demirspor. Ndërkohë, nga Argjentina zbulojnë se Wanda e ka pranuar takimin me Icardin, por ai do të mbahet me praninë e avokatit të agjentes e cila kërkon të ketë dëshmitar në atë se çfarë do të ndodhë në ballafaqimin me futbollistin.

 

Mbetet për t’u parë tashmë nëse Icardi do të mund ta kthejë në favorin e tij këtë situatë, edhe pse duket se Wanda në këtë moment është e bindur për t’i dhënë duart ish-sulmuesit të Inter.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...