Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Icardi “harron” dashurinë për Interin: Dua të qëndroj në Paris

Mauro Icardi më në fund ka gjetur paqe. Pas muajve të tërë kur emri i tij përmendej vetëm për krisjen me Interin dhe jo për aftësitë si futbollist, duket se tashmë argjentinasi është i qetë dhe po bën atë çfarë dashuron më shumë, të luajë futboll.  26-vjeçari ka gjetur veten nën hijen e kullës Eiffel, duke u shndërruar menjëherë në një personazh kryesor tek PSG. Tifozët kanë nisur ta duan dhe marrëdhënia me shokët e skuadrës është optimale. Për ta përmbledhur, Icardi nuk dëshiron më të kthehet tek Interi, edhe pse kartonin e tij e zotërojnë ende zikaltrit.

“Du atë vazhdoj të tregoj cilësitë e mia në fushë, duhet të vazhdoj kështu edhe në muajt e ardhshëm. A do të qëndroj edhe përtej këtij sezoni? Kjo mbetet për t’u parë. Sigurisht, të luash për një klub si PSG është diçka e rëndësishme, sepse është një ndër klubet më të mira në botë. Do të bëj gjithçka që të qëndroj në Paris.”

Icardi ka realizuar 7 gola në 8 ndeshje për PSG, nëse klubi francez vendos ta ketë në skuadër për më shumë se një sezon. atëherë duhet të kalojë në llogarinë e Interit 70 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...