Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi i vendosur nëse nuk kalon te Juvja, qëndron te Interi, karriera në rrezik!

Asgjë nuk ndryshon në lidhje me Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas duket i vendosur prej kohësh. Pavarsisht se Juventusi është shumë pranë afrimit të sulmuesit belg Romelu Lukaku nga Manchester United, Mauro Icardi e ka bërë zgjedhjen e tij. Nëse nuk transferohet te bardhezinjtë në këtë merkato, sulmuesi argjentinas do të qëndrojë te Interi. Konkurenca e Lukakut nuk e tremb Mauriton që kërkon me çdo kusht transferimin te kampionët e Italisë, por nëse kjo nuk ndodh, Icardi nuk do të pranojë asnjë ofertë as nga Roma e as nga Napoli që interesohen për shërbimet e tij por do të qëndrojë te zikaltrit edhe pse është jashtë projketit të trajnerit të ri Antonio Conte. Duke parë situatën në merkato por këmbënguljen e Icardit për të vepruar sipas kokës së tij, karriera e ish-kapitenit të Interit po merr tatëpjetën dhe nuk do ishte aspak çudi që të gjithë sezonin e ri, Mauro Icardi ta ndjekë nga tribunat e stadiumit San Siro dhe nga ekrani i televizorit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...