Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi kërkon golin e 100-të në Serie A, për të rikthyer Interin te fitorja

Inter kërkon rikthimin te fitorja që i mungon prej 8 javësh ndërkohë që Mauro Icardi kërkon golin e 100-të në Serie A. Për skuadrën  e Luciano Spalletit shanset për një biletë në Champions ende nuk janë shuar, por nëse të dielën Interi nuk fiton ndaj Bolognës, atëherë situata do të komplikohej shumë.

Për të rikthyer shpresën ne Meazza, i gjithe ekipi duhet të japë më të mirën. Më të mirën duke ndalur dhe topin në fundin e rrjetës sepse nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë asgjë nuk ka vlerë. Për ta konkretizuar përkushtimin dhe lojën në grup shpresat janë varur te Mauro Icardi. Kapiteni i zikaltërve e ka lënë pas dëmtimin dhe i është bashkuar pjesës tjetër të grupit. Stërvitja për argjentinasin po kryhet me ritme të plota.  Me dëmtimin e lënë pas, sulmuesi mund ti rikthehet dhe gjuetisë së golave ose e thënë ndryshe rrjetës së 100 në Seria A. Argjentinasi i rikthehet fushave të blerta pas 2 javësh tepër të vështira.

Kapiteni në mënyrë indirekte është kritikuar dhe nga tekniku Spalleti për disa postime të argjentinasit në “Instagram”. Këto janë debate të brëndshme, por që përcillen dhe në fushë. Icardi duhet të shfaqë aftësitë e tij, në këto momente delikate për Interin. I duhet të marrë skuadrën për dore dhe të udhëheqë drejt sukesit që mungon prej 3 dhejtorit të vitit të kaluar, por edhe për të arritur kuotën e 100 golave në Seria A.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...