Featured

Icardi mbush me dhurata Wandën, bën të harrohet përfundimisht tradhtia

Mauro Icardi është një nga emrat më të lakuar të merkatos së janarit duke qenë se lojtari i PSG mund të rikthehet në Itali, për të veshur fanellën e Juventus.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Megjithatë, ky udhëkryq i karrierës nuk e ka shpërqëndruar sulmuesin nga jeta private dhe marrëdhënia me bashkëshorten dhe agjenten e tij njëkohësisht, Wanda Nara. Së fundmi, pasi janë rikthyer në Paris nga pushimet e tyre në vendlindje, Wanda është befasuar teksa ka gjetur një varëse floriri në formën e zemrës dhe në të kanë qenë të shkruar të gjithë emrat e pjesëtarëve të familjes.

Kjo dhuratë duket se ka rikthyer më shumë se kurrë harmoninë e çiftit teksa para disa kohësh, martesa e tyre u vendos në dyshim pas një tradhëtie të Icardit me China Suarez.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Gjithsesi, Wanda e kaloi këtë moment delikat, ndërsa futbollisti u ndihmua edhe nga dhuratat e shtrenjta si çanta prej 300.000 euro, 6 kuleta në shumën e 200.000 euro e së fundmi varësja për të rikthyer edhe njëherë dashurinë.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency