Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Icardi me celular sekret, zbulohet se çfarë i bëri Wanda Nara!

Çifti Mauro Icardi e Wanda Nara ka rënë sot sërish pre e mediave italiane edhe pse këtë herë të rejat në lidhje me dyshen e famshme vijnë nga Argjentina. Prezantuesi i njohur i televizionit argjentinas Angel de Brito, tregon se çifti nuk ka qenë kaq solid në fillimet e tij. Bëhet fjalë për kohën kur sulmuesi dhe modelja janë njohur. Asokohe Icardi e tradhëtonte Wanda Nara me femra të tjera, por shpejt sulmuesi u kap mat nga bashkëshortja e tij e ardhshme.

Sipas De Brito, sulmuesi mbante një celular “pirat” për të komunikuar me femrat e tjera. “Kur Mauro dhe Wanda janë njohur, sulmuesi përdorte dy celularë. Një ‘zyrtar’ dhe një ‘ për ‘gjëra të tjera’. Gjithsesi, një ditë lojtari u “kap mat” nga Wanda Nara, edhe pse në atë periudhë çifti ende nuk ishte martuar. Wanda është nxehur jashtë mase dhe, duke qenë se ishin në një jaht kur e mësoi sekretin, ajo e hodhi në det celularin e dytë të Mauro Icardit”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...