“Agjërim” rekord në aspektin e golit për argjentinasin Mauro Icardi, me kapitenin e zikaltërve që nuk e gjen portën që prej jo pak por 6 takimesh në kampionat. Spalletti, sikundër dhe drejtuesit e klubit milanez, pret shumë më shumë, pas dy muajsh vuajtjeje, por, sidoqoftë mungesa e golit nuk ndikon çështjen e rinovimit.
Mediet nuk kursejnë askënd, as atë për të cilin thurin vargje dashurie në rast triumfi dhe tashmë, pa mëshirë, e etiketojnë sulmuesin 25-vjeçar simbol të krizës se Interit. Mes polemikave që e përndjekin mu nes mes të çështjes së shumëdiskutuar për rinovimin, Icardi e gjen veten të pamundur të bëjë punën e tij, duke mos gjetur dot më golin. 6 ndeshje radhazi pa gol, i fundit daton në 15 dhjetor ndaj Udineses, ndezin sirenat e alarmit te ky Inter, që po e ndjen krizën e kapitenit në lëkurë.
Romanca mes palëve nuk është më në maksimumin e saj, por, gjithsesi, nuk ndryshojnë planet e klubit për të vijuar bashkë. Atëherë lajmi i vërtetë këtu është se, pavarësisht krizës së rezultateve, asgjë nuk do të ndërhyjë në bashkëjetesën e tyre. Gjithsesi, shiriti i kapitenit ka një përgjegjësi të madhe dhe duhet merituar në çdo moment dhe Interi ka nevojë për kapitenin e tij.
Spalletti dhe Icardi në drejtime të ndryshme në përfundim të sfidës së të dielës nuk është rruga e duhur për këtë Inter. Ndoshta Icardi, i ndikuar dhe nga Wanda Nara, duhet të bëjë më pak dalje publike dhe më shumë të tilla me finalizime para porte.
