Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Icardi: Në Paris më kanë përkrahur, Interit i uroj…

100 minuta në kampionat, dy gjuajtje në portë dhe një gol. Në Champions 121 minuta, dy raste dhe një gol. Integrimi i Mauro Icardit te PSG vijon me ritmet e duhura, për largimin nga Interi nuk mund të ketë keqardhje.

“Nuk prisja as mbështetjen nga tifozët, më kanë përkrahur që në momentin e parë, kur nisa nxjemjen në “Parc des Princes”. Pata fatin të luaja menjëherë kundër Real Madridit, para se të pësoja një dëmtim të lehtë. Tani jam shumë mirë, por duhet të punoj shumë pas një vere të komplikuar, që më bëri të mos e nisja sezonin në formën më të mirë,” – shprehet fillimisht Icardi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”

E nëse fati do të rezervojë përplasjen PSG-Inter në fazën e 1/8-ave të Championsit?

Do ta përjetoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse do të luaj, si profesionist që do të jap maksimumin për të mbrojtur fanellën time të re.

Ju jeni i huazuar, me të drejtë blerjeje, mendoni se do të qëndroni në Paris pas përfundimit të sezonit?

Këtë sezon jam në Paris dhe objektivi im është të jap maksimumin për këtë fanellë. Të shohim se çfarë do të ndodhë mes majit dhe qershorit. Është ende herët për të thënë diçka.

Atëherë do të jetë më mirë që Interi të përqendrohet në kampionat?

Jo, Interit në çdo rast do t’u uroja më të mirën në çdo garë. Në Milano kam akoma miq të shumtë.

Jeni ambientuar menjëherë te PSG. Tek Interi, përkundrazi, Lukaku po përjeton ulje-ngritje. Përse ndodh kjo, sipas jush?

Nuk më duket se Lukaku po kalon një moment të vështirë. Përkundrazi, shoh që e ka nisur mirë, duke shënuar disa gola. Edhe ai është dëmtuar e ndoshta ky fakt ka gjeneruar kritika. Nuk është e lehtë për askënd të luajë në Itali.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...