Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi padit Interin, kërkon përfshirjen në grup dhe dëmshpërblim

Ndërkohë që të gjithë shpresojnë në një zgjidhje konsensuale të situatës mes Interit dhe Mauro Icardit, një lajm “bombë” është publikuar mbrëmjen e sotme nga një prej të përditshmeve më të mëdha në Itali, “La Gazzetta Dello Sport”.

Sipas kësaj të fundit, sulmuesi argjentinas i është drejtuar gjykatës për të zgjidhur problemet e tij me skuadrën, të nisura që në shkurt të këtij viti, por që kulmuan në fillim të verës, me Marottën që konfirmoi se ish kapiteni nuk bën më pjesë në planet e skuadrës.

Duke parë situatën e krijuar, Icardi ka paditur Interin në gjykatë, nga ku kërkon ri-integrimin e menjëhershëm në skuadër dhe dëmshpërblimin me 1.5 milionë euro, për gjithë sa ka ndodhur gjatë kësaj vere.

Natyrisht që kjo lëvizje e argjentinasit nuk bën gjë tjetër veçse tensionon edhe më shumë raportet mes tij dhe klubit zikaltër, teksa kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga mbyllja e merkatos, e ardhmja e Icardit mbetet ende një rebus.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...