Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Icardi rikthehet me gol dhe asist, Pochettino feston fitoren e parë me PSG-në

Maurizio Pochettino gjen fitoren e parë në pankinën e Paris Saint Germain, teksa pas barazimit në transfertën ndaj Saint Ettiene, mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Brestin në “Parc des Princes”, në ndeshjen e parë në shtëpi.

Sulmuesi italian Moise Kean zhbllokoi sfidën në minutën e 16’ ndërsa në pjesën e dytë skenën e mori argjentinasi Mauro Icardi, i cili la pas dëmtimin dhe u rikthye me një gol dhe një asist për Sarabian, që vulosën edhe suksesin.

Lyoni nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Rennes, rezultat që ishte si një fitore për nga mënyra sesi erdhi, pasi skuadra e Rudy Garcias reagoi dhe riktheu baraspeshën, ndonëse ishte në disavantazh të dy golave.

Në barazim pa gola ngeci edhe Marseille në transfertën ndaj Dijon, ndërsa një gol i turkut Yilmaz i dha fitoren minimale 0-1 skuadrës së Lille, në sfidën e zhvilluar në “Stade des Costieres” të Nimes.

Vijon të fitojë edhe Monaco, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Angersin në stadiumin “Louiss II” dhe ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, 7 më pak se Lyoni që kryeson renditjen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...