Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi rrëfehet para derbit: Ja pse qëndrova, Milanit do t’i hiqja Higuain

Soccer Football - Champions League - Group Stage - Group B - Inter Milan v Tottenham Hotspur - San Siro, Milan, Italy - September 18, 2018 Inter Milan's Mauro Icardi celebrates scoring their first goal REUTERS/Alberto Lingria

Mauro Icardi rrëfehet para derbit të Milanos. Në një intervistë për Sky Sport kapiteni i Interit foli për pritshmëritë që kanë në kampin zikaltër për derbin e shumë pritur, por shpjegoi arsyet se përse zgjodhi të qëndrojë te Interi kur në drejtim nuk mungonin ofertat. Icardi tashmë pret që klubi ta shpërblejë me rinovimin e kontratës ndërsa pa u menduar dy herë deklaroi se Milanit do t’i hiqte nga skuadra bashkëkombasin e tij Gonzalo Higuain të cilin e konsideron një sulmues të komletuar dhe shumë të frikshëm.

 Sa pritshmëri keni?

“Kemi pritshmëri te lartë, pas një periudhe përpara ndeshjeve të kombëtareve nuk donim qe te ndalonte kampionati. Por jemi në gjëndje që ta përballojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Pse mund te jete një derby ndryshe?

“Është një ndeshje që mezi e presin tifozët në këtë qytet. Me pas nëse fitojmë marrim tre pike, por gjëja e rëndësishme është të luajmë një ndeshje të madhe dhe të kemi vazhdimësi. Ne duhet të fitojmë, më pas, punohet më mirë”.

Mund te mposhten Milani dhe Barcelona?

“Do të luajmë për këtë, duam të fitojmë për punën e bërë deri më tani, por edhe që ti japim kënaqësi të madhe tifozëve”.

Tripleta është një objektiv i mundshëm apo një ëndërr? E mendon?

“Do të ishte një ëndërr të përsërisje atë që kanë bërë në sezonin 2010, por mendoj se kjo gjë nuk është në mendjen tonë. Është e nevojshme të bësh sa më mirë dhe në fund shpërblehesh. Atë vit realizuan Tripletën, por nuk besoj se lojtarët mendonin të fitonin te tre kupat: kanë bërë shumë mirë dhe kanë marrë shpërblimin  që meritonin”.

Sa i kënaqur je që klubi vendosi që të mos ju shiste?

“Jam shume i kënaqur. Kam pasur kontakte por kam vendosur te qëndroj këtu edhe për të mirën e familjes sime. Kjo është shtëpia ime, nuk mund te ikja nga këtu. Kisha ëndrrën që të luaja në Champions League dhe e arrita”.

Do te kemi rinovim kontrate përpara Krishtlindjeve?

“Nuk e di nëse do te vije përpara Krishtlindjeve, do te kërkojmë te gjejmë një marrëveshje”.

Cfare do të donit që të realizonit në fund të vitit?

“Do të më pëlqente të fitoja diçka me Inter-in, nëse gjërat bëhen mirë shpërblimi mund të vijë”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...