Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi sfidon drejtuesit e klubit, Interi gati për debutimin ndaj Luganos

Interi i Antonio Contes do të debutojë zyrtarisht sot në orën 17:30 me miqësoren e parë sezonale, që do të luhet në Lugano, përballë skuadrës vendase, sfidë që vjen si konkretizim i një jave përgatitje në tokën zvicerane.

Megjithatë klubi dhe tifozët janë maksimalisht të vëmendshëm ndaj zhvillimeve të merkatos, teksa në orët e fundit është bërë mjaft e komplikuar çështja me ish kapitenin Mauro Icardi.

Para nisjes së përgatitjeve, Marotta deklaroi qartazi se argjentinasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës dhe se do të duhet të kërkojë një tjetër ekip, ndërsa dje drejtuesit zikaltër vendosën ta largojnë Icardin nga grumbullimi dhe ta lënë jashtë turit aziatik.

Kjo lëvizje u interpretua si një sinjal i qartë i drejtuesve se Icardi duhet të lëvizë sa më shpejt për të gjetur skuadrën e tij të re, por duket se argjentinasi nuk ka ndërmend të bindet dhe ka sfiduar hapur klubin.

“Unë kam edhe dy vite kontratë me Interin, që do t’i respektoj deri në fund. Edhe nëse nuk më fusni të luaj, unë do të rri dhe do të marr rrogën”, mësohet t’u ketë thënë Icardi drejtuesve zikaltër pas vendimit për ta larguar nga Lugano.

Me këtë lëvizje, Icardi shton sërish telashet për dyshen Marotta-Ausilio, që në rastin më të mirë nuk do të arrijnë të përfitojnë mjaftueshëm nga shitja e argjentinasit dhe në rastin më të keq, do ta humbin me parametra zero pas dy sezonesh.

Natyrisht që çështja komplikohet edhe më shumë kur mendon se plani i zikaltërve ishte që me të ardhurat nga shitja e Nainggolan dhe Icardit, të siguronin paratë e nevojshme për blerjen e belgut Romelu Lukaku, një emër i shumëdëshiruar nga Antonio Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...