Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi “shënjestron” Lazion, pritet bum tifozësh në stadium

Klubi i Interit ka njoftuar se janë shitur më tepër se 50 mijë bileta për sfidën e të dielës në mbrëmje kundër Lazios dhe se shpresohet që deri në momentin e ndeshjes, të kalohet shifra e 60 mijë tifozëve në stadium.

Pikërisht ndeshja ndaj bardhekaltërve, mund të jetë e para e Mauro Icardit me fanellën zikaltër, por pa shiritin e kapitenit, i cili iu hoq me një vendim të marrë më 13 Shkurt, për arsye që asnjëherë nuk janë bërë publike.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer të stërvitet nën urdhrat e Spallettit që javën e kaluar, ndërsa sot ka kryer të plotë seancën, duke treguar se ka rikuperuar mjaftueshëm nga gjendja e tij fizike.

Megjithatë ish kapiteni do të ketë kohë deri të dielën, për të rigjetur formën më të mirë dhe për të bindur Spallettin t’i japë një vend si titullar në fushën e lojës, në sfidën përballë një kundërshtari direkt për një vend në Champions, siç është Lazio.

Stërvitja e sotme është ndjekur edhe nga presidenti i klubit Stiven Zhang, por edhe nga Administratori i Deleguar, Giuseppe Marotta, ndërsa nën urdhrat e Spallettit janë rikthyer edhe lojtarë si De Vrij, Skriniar e Asamoah, të cilët kanë mbyllur impenjimet me përfaqësueset respektive.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...