Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Icardi sulmon kritikët: E dini mirë kush jam, karriera ime nuk është në rrezik!

Sezoni i fundit i Mauro Icardit me PSG, rezultoi të ishte një dështim total teksa sulmuesi nuk mundi të shndërrohej në një personazh të rëndësishëm për trajnerin Mauricio Pochetino, ndërsa shënoi vetëm pesë gola.

Mes problemeve fizike dhe atyre personale që lidhen me gruan dhe menaxheren e tij, Ëanda Nara, e ardhmja në Paris është vendosur seriozisht në dyshim teksa në drejtim të ish-futbollistit të Inter kanë “vërshuar” një sërë kritikash se tashmë Icardi nuk mendon më për futbollin.

Mirëpo, 29-vjeçari ka vendosur t’i kundërpërgjigjet kritikëve të tij ndërsa në një reagim të fundit thekson se nuk mund të “hidhet baltë” mbi një lojtar që ka shënuar përafërsish 200 gola në karrierë.

“Jam ende në kontratë me PSG, kam edhe dy vite të mbetura. Karriera ime nuk është aspak në rrezik siç thoni ju gazetarët. Deri në këtë moment, mendoj se do të vazhdoj të luaj me Parisin. Por, mos u shqetësoni për të ardhmen time pasi jam vetëm 29-vjeç. Njerëzit më njohin kush jam pasi kam shënuar përafërsisht 200 gola në karrierë”, u shpreh Icardi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...