Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Icardi te Juve? Moratti: Si tifoz, dua që ta mbajmë akoma

Nisi si një thashethem merkatoje, por transferimi i mundshëm i Icardit te Juventusi po zë gjithmonë e më shumë hapësirë në mediat sportive italiane. Zërat për një ofertë të bardhezinjve, prej 50 milionë eurosh plus kartonin e Gonzalo Higuainit, në këmbim të Icardit, janë komentuar nga shumë personalitete pranë zikaltërve.

Fillimisht ishte Eric Thohir, ai që nga Indonezia e largët theksoi se në Itali, Interi mund të kërkojë shumë më tepër për kartonin e Icardit, pasi klauzola vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Më pas folën me radhë, Troncheti Provera dhe Administratori i zikaltërve, Antonello, të cilët pranuan se do të jetë e vështirë të mbahet sulmuesi në ekip, ndonëse klubi do të bëjë përpjekje maksimale për t’ia dalë.

I fundit që ka dhënë mendimi ne tij në këtë histori, është Massimo Moratti, ish presidenti legjendar i Interit dhe një nga personazhet më të dashur nga tifozëria zikaltër.

“Si tifoz do të më pëlqente të mbanim Icardin, pasi jam i bindur se ai do të përmirësohet akoma më shumë në vitet në vijim. Është kapiteni i skuadrës dhe nuk kemi pse e lejojmë të largohet, për më tepër që tani është shndërruar në një lider të vërtetë në fushë. Gjithsesi nuk jam brenda klubit, për të ditur situatat ekonomike, ndaj nuk mund të jap një mendim konkret. Ajo që mund të them është se edhe po u shit, me 110 milionë euro do të gjendet një sulmues tjetër cilësor, pse jo mund të pranohet edhe Higuain dhe 50 milionë euro”, deklaroi Massimo Moratti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...