Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi thyen heshtjen dhe vulos largimin e tij nga Interi!

Një letër që ngjason më shumë me një lamtumirë. Mauro Icardi flet për herë të parë që pas vendimit që mori klubi i Interit për t’i hequr shiritin e kapitenit, por letra e publikuar nga bomberi argjentinas në profilin e tij zyrtar në Instgram lë shumë vend për diskutime dhe e largon akoma më shumë Mauriton nga Interi. Icardi nuk ka bërë asnjë hap pas në fjalët e tij, duke thumbuar drejtuesit. Fjalë me doza të larta krenarie ato të 26-vjeçarit që me siguri nuk do t’u kenë pëlqyer as shokëve të tij të skuadrës. Pas kësaj letre ndoshta ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Mauro Icardin por edhe largimi i tij nga zikaltërit në verë bëhet i pashmangshëm.  Më poshtë mund të lexoni edhe disa nga rreshtat e shumtë të publikuar nga Mauro Icardi në letrën e tij.

“Dashuria tregohet në momentet më të vështira”, shkruan Mauro.”Është në momente të tilla që unë kam vendosur të qëndroj tek Inter-i. Kur kam ndier se mund ta ndihmoja ekipin me golat e mi, ta bëja më të fortë. Më të fortë se problemet me fair play-in financiar. Më të fortë se vështirësitë, kur ishin të shumtë ata që thonin se nuk vlenim shumë si ekip”.

“Kam realizuar ëndrrën time dhe të gjithë ne interistëve duke u kthyer në Champions League me ekipin kapiten i të cilit isha. Kam respektuar tifozët, shokët e skuadrës, klubin dhe të gjithë trajnerët që kanë kaluar gjatë kohës time këtu. E kam bërë për Interin”.

“Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri dhe respekt kundrejt Inter-it dhe kundrejt meje. Nuk e di nëse disa duan t’i zgjidhin këto probleme për dashurinë që kanë për Interin. Në një familje mund të ndodhin shumë gjëra, të mira dhe të këqija. Dhe për dashuri mund të durohet gjithçka, por nuk duhet të mungojë kurrë respekti”.

“Këto janë vlerat e mia, këto janë vlerat për të cilat kam luftuar gjithmonë. Në historinë time. Tek Interi dhe me Interin”, përfundon mesazhi i Icardit.

https://www.instagram.com/p/Bub0t1znyv7/

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...