Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi vazhdon terapitë, pritet ndërhyrja e Marottës për të zgjidhur ngërçin!

Në shtëpinë e Interit të gjithë janë angazhuar për të gjetur një zgjidhje për  çështjen Icardi. Drejtuesit zikaltër kanë programuar të kontaktojnë përmes një telefonate me menaxheren dhe njëkohësisht bashëkshorten e argjentinasit Wanda Nara, e cila në fakt akuzohet nga një pjesë e madhe e opinionit si një ndër shkaktaret  kryesore që sulmuesi  ka krisur marrdhëniet me Interin. Ndërkohë vetë Icardi nuk po stërvitet me pjesën tjetër të grupit. Për këtë pjesë në fillim është aluduar që Icardi ka pësuar një dëmtim por në fakt e vërteta është se raporti mes palëve është në pikën më kritike që është acaruar disi me tepër që pas vendimit për t’i hequr argjentinasit shiritin e kapitenit.

Vullneti i palëve është për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Icardi është parë në Appiano Gentile qëndrën stërvitore zikaltër por i veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Stërvitja ka nisur me vonesë kjo pasi zikaltërit pas përfundimit të ndeshjes në Europa League ndaj Frankufritit kanë mbrritur vonë në Milano diku rreth orës 2 të mëngjesit. Nisur nga kjo dhe ushtrimet fizike kanë qënë të një ngarkese jo shumë të lartë, në mënyrë që të mos rëndohet gjëndja e lojtarëve. Sidoqoftë raporti mes Icardit dhe Interit vazhdon të mos jetë në ditët e tij më të mira.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...