Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

ICC/Bale lider i Realit, asist dhe gol në suksesin 2-1 ndaj Romës

Reali i Madridit mposhti 2-1 Romën në ndeshjen e fundit për të dyja skuadrat në International Champions Cup. Në “MetLife Stadium” të New Jersey-t lideri i “Los Blancos”, në mungesë të të larguarit Cristiano Ronaldo u shfaq Gareth Bale, që dha një asist dhe shënoi një gol brenda 15 minutave lojë, pa i dhënë mundësi Romës që të organizohej si duhet në lojë.

Që në minutën e dytë të sfidës, uellsiani me një magji të tij nxori të lirë Asension për golin e 1-0, ndërsa pa u mbushur çerek ore lojë shfrytëzoi aftësitë e tij në kundërsulm, për t’u dhënë një tjetër goditje verdhekuqve.

Në pjesën e dytë Roma mundi pas shumë përpjekjesh të shkurtonte diferencën me Strootman në minutën e 83-të, por vetëm kaq, sepse vërshëllima e trefishtë e kryesorit sanksionoi suksesin e Realit.

Duhet theksuar se të dyja skuadrat kishim mungesa të shumta, madje në pjesën e dytë u kryer ndërrime të shumta, aq sa i vetmi që mbeti në fushë për 90 minuta ishte portieri Navas i Realit të Madridit.

https://www.youtube.com/watch?v=71EqNABbwuA

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...