Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

ICC, Shaqiri mrekullon me roveshatë, City përmbys Bayernin, Barça kalon pas penalltive Tottenhamin

Xherdan Shaqiri mrekullon tifozët e Liverpoolit që në debutim në International Championbs Cup. Futbollisti shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, realizoi një gol spektaloar në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren e “The Reds” 1-4 me një roveshatë fantastike, që la me gojë hapur të pranishmit në stadiumin e Michiganit.

Për Liverpoolin kishin shënuar më parë Mane me 11-metërsh, Sturridge dhe Ojo, sërish me 11-metërsh, ndërsa për United barazoi përkohësisht 1-1 Pereira.

Manchester City gjen fitoren e parë në International Champions Cup, pas dy humbjeve radhazi me Dortmundin dhe Liverpoolin. Kampionët e Premier League-s mposhtën 2-3 me përmbysje Bayernin e Mynihut në “Hard Rock Stadium” të Miamit, pas një starti katastrofik. Brenda 25 minutava të para të lojës bavarezët realizuan dy herë, fillimisht me futbollistin 19-vjeçar me origjinë shqiptare, Meritan Shabani, e më pas me holandezin Roben.

Në fund të pjesës së parë Bernardo Silva shkurtoi diferencën në 2-1. Në fillim të pjesës së dytë Nmecha barazoi 2-2, ndërsa Silva, autori i golit të parë për Citizens shënoi golin e fitores në minutën e 70-të.

Barcelona fitoi vetëm pas goditjeve të 11-metërshave ndaj Tottenhamit, teksa koha e rregullt përfundoi 2-2. El Haddadi dhe Arthur shënuan në pjesën e parë për “blaugranat”, ndërsa në fraksionin e dytë brenda pak minutave (73’ dhe 75’) për Spurs-at gjetën rrjetën Son Heung-Min dhe N’Koudou G.

Në ruletën e penallitve futbollistët e Barçës u treguan të gjithë të saktë, ndërsa në radhët e londinezëve gaboi vetëm Georgiu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...