Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

ICC, Dortmundi mposht edhe Liverpoolin, Karius habit sërish!

Borussia e Dortmundit fiton edhe ndeshjen e dytë në turneun veror International Champions Cup, duke mposhtur një tjetër skuadër angleze. Verdhezinjtë e Lucien Favre, triumfuan 3-1 me përmbysje ndaj Liverpoolit të ish trajnerit të tyre Jurgen Klopp, në një sfidë ku sidomos The Reds kishin shumë mungesa. Pas suksesit të ngushtë ndaj kampiones së Anglisë, Manchester City-it, Dortmundi këtë herë iu fal talentit amerikan Pulisic autori i një dygolëshi për kënaqësinë e tifozëve të pranishëm në stadiumin e Charlotte. Finalizimi i qëndërmbrojtësit Van Dijk në pjesën e parë nuk i mjaftoi anglezëve të cilët u dorëzuan në fraksionin e dytë. Fillimisht Pulisic kthehu në gol një 11-metërsh në minutën e 66-të, ndërsa në fund në të 89-ën sërish Pulisic dhe më pas talenti danez Larsen i dhanë fitoren me shifrat 3-1 Dortmundit që kryeson renditjen në kuotën e 6 pikëve. Në golin e tretë të Dortmundit një pjesë të madhe të fajit e kishte Loris Karius që vazhdon të gabojë.

https://www.youtube.com/watch?v=FH0jUV8xnfk

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...