Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

ICC, vendos numri 10, Interi mposht Lyonin

Interi mposht Lyonin nën shenjën e Lautaro Martinez. Numri 10 i zikaltërve realizoi golin e vetëm në sfidën e vlefshme për International Champions Cup të zhilluar në Lecce, aty ku Interi kishte mbështetjen e rreth 20 mijë tifozëve. Në pjesën e parë francezët ishin më të freskët dhe shpëtimtari i Interit ishte Handanovic që ndali disa tentativa të Mariano Diaz me shokë, megjithatë në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Spalletti e rriti ritmin dhe gjeti golin e avantazhit me Lautaro Martinez në minutën e 52-të pas asistit të Dalbert dhe lëvizjes së zgjuar të Politanos. Talenti argjentinas i cili pas disa ditësh do të mbushë 21-vjeç është futur shumë shpejt në mekanizmat e skuadrës zikaltër dhe ngjan si një veteran në lojën e zikaltërve. Pavarsisht mungesave të rëndësishme si Miranda, Nainggolan, Brozovic, Vrsalkjo e Perisic, skuadra e Spallettit bëri një paraqitje të mirë ndaj Lyonit në Lecce duke marrë fitoren e parë në turneun pretigjoz International Champions Cup dhe duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Ndeshjen e fundit Interi do ta ketë pas një jave ndaj Atleticos së Madridit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...