Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ideja “e çmendur” e Perezit, të blejë Neymarin nga PSG!

Edhe pse transferimi i tij është ende i freskët e vijon të bëjë jehonë si më i bujshmi në historinë futbollit, mësohet se babai i “Princit” të Parisit, sic është pagëzuar braziliani Neymar, ka nisur nga puna për marrëveshjen që e projekton të ardhmen e “yllit” të PSG sërish në Spanjë. Sic raporton e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, burime pranë klubit të Nasser Al Khelaifit bëjnë me dije se presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, dhe i ati i Neymar kanë zhvilluar disa biseda lidhur me një kthim të mundshëm të sulmuesit 26-vjecar në La Liga. “Los Blancos” dështuan dikur për të përfituar shërbimet e ish-“yllit” të Santosit, më saktësisht në vitin 2013. Në atë kohë, ai u transferua te katalanasit e Barcelonës, por dyert e “Bernabeut” qëndrojnë gjithnjë të hapura për talentin me famë ndërkombëtare. Marrëveshja, në fakt, do të ishte shumë më konkrete në rast të një largimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021. Deri atëherë Neymar do të ketë në dispozicion kohën e mjaftueshme për të shijuar të gjithë madhështinë që i ka falur hierarkia e vendosur te klubi i Parisit, pas marrëveshjes faraonike prej 222 milionë eurove. Në të vërtetë, vetë Neymar duket se po e shijon jetën në Francë dhe synimi i tij është trofeu i Champions Leagues me skuadrën e re. Gjithsesi, pas incidentit me Edinson Cavanin, në Francë kanë nisur spekulimet se edhe marrëdhënia me trajnerin Emery ka pësuar krisje. Tashmë mbetet për t’u parë se cfarë drejtimi do të marrë “telenovela” më e re me protagonist futbollistin më të shtrenjtë në botën e futbollit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...