Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ideja e veçantë/ Potter dhe Frank intervistojnë njëri-tjetrin! Tifozët kërkojnë Guardiola-Klopp!

Brentford ndali Chelsean në një barazim të thatë pa gola, aty ku sulmuesi i kombëtares, Armando Broja e startoi nga minuta e parë ndeshjen për “Blutë e Londrës. Në fakt, sfida nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, mirëpo një episod ka bërë që të komentohet shumë. Trajnerët respektivë të Brentford dhe Chelsea, Thomas Frank dhe Graham Potter intervistuan njëri-tjetrin para ndeshjes në një situatë e cila nuk ishte regjistruar kurrë më parë.

Dy teknikët ishin pjesë e studios së Amazan Prime dhe bashkëbiseduan më së miri me njëri-tjetrin duke këmbyer ide mbi futbollin teksa Frank i Brentofrd pyeti Potter se pse e ndryshonte aq shpesh formacionin.

Potter e mori me të qeshur dhe më pas u përgjigj seriozisht ndërsa më pas, pyeti Frank për ndryshimin mes Championship dhe Premier League. Ndërkohë, një ide e tillë është “përqafuar” menjëherë nga fansat që e kërkojnë diçka të tillë të kthehet në një traditë të Premier League teksa në komentet e tifozëve spikaste dëshira për të parë një bashkëbisedim të tillë mes Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...