Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

“Ideja më qesharake, lojtarët po sfiliten”, Klopp kundër turneut të ri të UEFA-s

Jurgen Klopp flet gjithmonë troç kur e pyesin për tema të ndryshme. Origjinal dhe dhe gjithmonë interesant për t’u dëgjuar. Trajneri i Liverpool u ndal edhe te Nations League në konferencen përpara finales së FA Cup kundër Chelsea (17:45, Supersport 1).

Liverpool do të tentojë trofeun e dytë sezonal sot ndaj Chelsea pas suksesit në Kupën e Ligës. Finalja e FA Cup do të zhvillohet në mitikun “Wembley”. “The Reds” kanë regjistruar fitoren e fundit në FA Cup në vitin 2006, teksa rekordin në këtë turne e mban Arsenali, 14 herë fitues.

Nations League është një nga idetë më qesharake në botën e futbollit. Futbollistët, pas 70 ndeshjeve sezonale, janë të detyruar të luajnë edhe në duelet e këtij kompeticioni.

Katër, pesë apo gjashtë ndeshje me kombëtaren në fund të sezonit… Do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para nga finalja e Champions League dhe ta hiqte qafe Nations League”, deklaroi trajneri gjerman.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në Nations League gjatë muajit qershor: përballë Islandës në transfertë (6 qershor) dhe katër ditë më vonë kundër Izraelit në “Air Albania”. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 2 në Ligën B ku bënte pjesë edhe Rusia, që u përjashtua nga kompeticionet e UEFA-s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...