Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Identifikohen personat e përfshirë në rrëmbimin e prindërve të sulmuesit të Liverpoolit

Policia Kombëtare Kolumbiane, nëpërmjet zëvendësdrejtorit Alejandro Zapata, raportoi këtë të martë se personat e përfshirë në rrëmbimin e prindërve të Luis Díaz tashmë janë identifikuar dhe se autoritetet po punojnë për të gjetur babanë e lojtarit të Liverpoolit, pasi nëna është liruar.

Rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm dhe hetimi po zhvillohet në bazë të këtij informacioni:

“Jemi të qartë për personat që mund të jenë të lidhur me situatën. Kur ndodhin situata si këto, zakonisht nuk është spontane, ka planifikim paraprak, ata i çojnë njerëzit në një vend ku të tjerët janë tashmë atje, dhe kjo është ajo që ne po hetojmë.”

Lexo edhe: 

Mundësia që Luis Manuel Díaz të ketë kaluar kufirin me Venezuelën është një skenar për t’u marrë parasysh:

“Ajo që dimë është se rrëmbimi ndodhi në La Guajira dhe është afër kufirit. Nuk mund ta themi, por as nuk e përjashtojmë, që rrëmbyesit të ketë kaluar kufirin. Ka shumë të ngjarë që të jenë arratisur në Venezuelë.”

Zapata zbuloi gjithashtu se po hetojnë ekzistencën e mundshme të gjurmëve të gishtërinjve në automjetet e përdorura në rrëmbim dhe garantoi se 150 anëtarë të forcave të sigurisë janë të përfshirë në përpjekjen për të gjetur babanë e sulmuesit kolumbian.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...