Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Identifikohet dhe shpallet në kërkim agresori i Tedi Carës (fotot)

Identifikohet personi që goditi me shishe sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara, në sfidën që u zhvillua në Kukës. Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim për këtë episod të shëmtuar. Futbollisti i Partizani ka pësuar dëmtime serioze, aq sa për t’i mbyllur plagën i kanë bërë shtatë qepje. Agresori mësohet se e ka hedhur shishen e ujit të ngrirë, fakt që shpjegon se dëmtimi ishte i rënde.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”, shtetasin A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit “Kukësi-Partizani”, të zhvilluar më datë 19.09.2022, në stadiumin “Kukës Arena”,  ka hedhur një send të fortë (shishe me ujë të ngrirë) në fushë që ka goditur njërin nga futbollistët, shtetasin T. C. Vijon puna për kapjen e tij”, shruhet në njoftimin e policisë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...