Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Idrizaj: Bregut ia njoh cilësitë, me Vllazninë nuk është finale

Hektor Idrizaj u rikthye në formacionin e partizanit dhe ishte një nga më të mirët në fushë ndaj Teutës, duke minimizuar rrezikun nga një emër si Dejvi Bregu, ndërsa në “Gol pas Goli” foli edhe për ndeshjet e radhës të të kuqve, përballë Vllaznisë kryesuese.

Ishit një nga më të mirët në fushë, ndonëse përballë kishit një kundërshtar si Dejvi Bregu…
Bregun e njoh prej shumë kohësh te Flamurtari, ja njoh cilësitë, është i rrezikshëm kur ka topin në këmbë. Për atë duhet të kisha pak më shumë përqendrim.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sot nuk u patë të sulmonit aq shpesh…
Të them të drejtën, e nisëm në sulm, me presing lart, por për shkak edhe të terrenit, nuk është se ndihmova shumë në fazën ofensive.

A ishte barazimi rezultati më i drejtë i kësaj ndeshjeje?
Pozicioni flet vetë, ekipet në Shqipëri nuk kanë shumë diferenca, Teuta është ekip solid që ka idetë e veta. Deri tani kanë bërë mirë, është ekip për t’u vlerësuar.

Javën e ardhshme u pret një finale e parakohshme ndaj Vllaznisë…
Vllaznia është rival direkt, ka bërë shumë mirë deri në këto momente, por ne do të futemi për të fituar ndeshjen, sepse jemi Partizani. Duhet t’ia lemë fushës. S’besoj se mund të jetë finale e parakohshme ndaj Vllaznisë, sepse kampionati ka edhe shumë ndeshje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...