Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Idrizaj:Europa objektivi minimal i Partizanit, të ardhmes nuk i dihet!

Gazetar:Glendi Tafaj

“2 zjarrëfikëset” e Partizanit kishin emrin Luftëtari e Flamurtari. Pas 5 humbjeve rradhazi, demat të favorizuar nga kalendari bamirës morrën dy fitore radhazi duke larguar për momentin makthet e zonës “play-out”. Situata e krijuar më herët është përjetuar jo mirë edhe nga futbollistët, dhe këtë e pranon mbrojtësi i linjës së djathtë Hektor Idrizaj, megjithëse tashmë qetësia është rikthyer në kampin e kuq. Në fundjavë kampionët në fuqi ka një duel të vështirë përballë Laçit, përpos forcës së kurbinasve, për Hektor Idrizajn ka vetëm një rrugë, që është marrja e maksimumit të pikëve.

“Laçi është një skuadër agrezive dhe luajnë një futboll të bukur. Klasifikimi tregon që ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje që të stabilizohemi e t’i japim vazhdimisinë dy fitoreve që kemi marrë deri tani”.

Vendi i 3-të është 5 pikë larg dhe Europa League është objektivi i vetëm për momentin, pavarësisht se 31-vjeçari vlonjat me sinqeritet pranon se ky edicion deri më tani ka qënë zhgënjyes për të gjithë.

“Objektivi minimal është Europa dhe do luajmë deri në fund. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha për ne dhe jemi koshient për këtë gjë. Duhet të përqendohemi te ndeshja e radhës që është e fortë dhe të marrim një rezultat pozitiv”.

E ardhmja e Idrizajt tek demat nuk është e sigurt, aktualisht ende nuk ka bisedime për rinovim sepse drejtuesit kërkojnë të monitorojnë paraqitjet e gjithësecilit deri në fund, megjithatë ekziston mundësia që mbrojtësi të vijojë me të kuqtë edhe përtej këtij sezoni.

“E ardhmja ime nuk varet nga mua, e para për mua dhe  të gjithë ekipin e rëndësishme është vazhdimisia, pastaj të gjthë lojtarët kanë planet e tyre. Çdo gjë është lënë e hapur nga të dyja palët”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...