Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Ik dhe kthjello mendimet”, Ten Hag leje speciale për Maguire

Harry Maguire po vuan një start stresues të sezonit duke qenë se në ndeshjet e para me Manchester United mori krtika të shumta për rezultatet e dobëta të skuadrës, me trajnerin Erik ten Hag që u detyrua ta ulë në stol. Nga ana tjetër, tifozët nuk e toleruan as në sfidat e kombëtares, ku sërish Maguire stonoi në fushë për Anglinë.

Në këtë formë, ana psikologjike u futbollistit u rëndua tejmase teksa edhe shokët e skuadrës së kombëtares e theksuan diçka të tillë. Ndaj, për të rikthyer versionin më të mirë të Maguire, trajneri Ten Hag ka menduar një leje të veçantë për mbrojtësin. Tekniku holandez e ka dërguar 29-vjeçarin me pushime në mënyrë që të kthjelloi mendimet dhe të rikthehet me energji të reja.

Maguire mungoi në dy ndeshjet e fundit të Manchester United, ato ndaj Omonia në Europa League dhe Everton (edhe për shkak të një problem muskulor) në kampionat ndërsa është në Portugali së bashku me familjen e tij. Mbetet për t’u parë nëse leja e Ten Hag do të rezultojë e duhura dhe do të jap efekt tek Maguire duke qenë se shërbimet e tij janë të rëndësishme si për Manchester United, po ashtu edhe për kombëtaren që i duhet të zhvillojë një Botëror me petkun e pretendentes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...